Kur shet si trimëri edhe dështimet më të mëdha

Nga Iva V.GRILLO

“Spiritozi” i madh…

Kryeministri shqiptar, i cili e ka bere zakon tashme te shese si trimeri edhe deshtimet e veta me te medha, duket se ka ngecur keqas ne rrjeten e arrogances dhe fodullekut te vet.

Duke menduar se me tregimin e bemave dhe batutave te tij bajate do te lere me goje hapur publikun Italian (ashtu sic kishte mahnitur edhe Parisin dikur -sipas legjendave urbane qe qarkullojne), zotnia me brekushe ka shkuar disi larg: ka pranuar qe ka bere nje lloj kontrabande… me vaksina… ne kohe pandemie…me sherbime sekrete te dy vendeve, etj, etj.

Detaje me spec per kedo funksionar te çdo niveli, jo me te nje kryeministri qe ka shkuar te jape mend ne nje auditor universiteti te nje vendi ku shteti ligjor ben akoma ligj.

Pasi e ka pare qe mburrjet e tij prej gangsteri province kane hasur ne habine e paevitueshme te mediave e publikut te vendit fqinje dhe kane vene ne telashe dhe funksionarin italian, kryeministri shqiptar ka bere disa hapa prapa, duke thene se po bente “spiritozin” ne mes te Italise, a thua se Italia eshte keq per komediane.

Ne fakt te gjithe jemi deshmitare te deshtimit spektakolar te shtetit shqiptar ne sigurimin e kontratave te vaksinave anti-covid ne kohe, gje qe jo vetem shkaktoi nje vdekshmeri nga me te lartat por detyroi kryeministrin shqiptar tu sillej neper kembe shume shteteve te tjera te cilet ne ate kohe nuk dinin ku kishin koken.

Ne kete kuptim, ka shume mundesi qe fodulleku i tij te kete nxjerre ne shesh disa detaje jo fort te kendshme per menyren sesi operon Kryeministri shqiptar dhe ndonje “shok” i tij nga pertej detit.

Por “spiritozi” yne nuk e le me kaq: ne maje te Universitetit te Bergamos, vendos te shpalose filozofine e tij qeverisese: “e çfare mesdhetaresh jemi ne ne qofte se nuk thyejme ligjin”?!

Ne fakt nuk eshte gje e keqe qe tashme Kryeministri shqiptar po del lakuriq, ashtu siç eshte.

Ka ardhur momenti qe te mos jene vetem shqiptaret ata qe “qeshin” me kete “spiritoz” … te “qeshin” pak me hir apo pahir edhe ata nderkombetare qe sponsorizojne paturpesisht karrieren politike te nje gangsteri.

#stopfarsesrama

About Redaksia

Check Also

“Qoka”…

Nga Iva V.GRILLO -Pjesa e 2-të- Besoj disa nga ju e mbajnë mend qokën që …

Leave a Reply