Deputeti-komentuesit: Ta kam falur Lulin…

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, duket se është distancuar nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Pas ndarjes në dy kampe të selisë blu, Korreshi nuk i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u pozicionuar në krah të deputetëve që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj.

Por duket se Korreshi nuk ruan më të njëjtat raporte me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Kështu duket edhe nga komenti që ai ka shkëmbyer me ndjekësit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Ai ka udhëtuar drejt Brukselit ku një komentues i ka rekomanduar të takohet me Lulzim Bashën. “Ta kam falur’. ka qenë përgjigja e Korreshit e cila ka marrë reagime të shumta.

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply