Protesta e pedagogëve: Nesër mblidhemi sërish! Organizohen edhe universitetet e rretheve

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se pedagogët e universiteteve bojkotuan mësimin gjatë nisjes së vitit të ri akademik. Ai sqaroi se bojkoti do të ishte total dhe se pedagogët e universitetit të Tiranës do të mblidheshin para politeknikut, ndërsa ata të rretheve të mblidhen para universiteteve të tyre ditën e nesërme.

“Pedagogët iu përgjigjën kërkesave tona. Nesër të gjithë pedagogët e Tiranës do të jenë të qendërzuar në universitetin Politaknik. Ndërsa universitetet e rretheve në qendrat e tyre. Ajo që dua të theksoj është se bojkotimi është total nga ora 08:00 ndërsa në 10:00 do jetë takimi”, tha Kovaçi.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Ministri i Mbrojtjes ‘non grata’ në dy shtete të NATO-s!

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh …

Leave a Reply