Berisha: Do ul taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore në mënyrë dramatike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv siguroi çdo biznesmen se pasi të fitojë zgjedhjet, do të ulë taksat në mënyrë dramatike.

Berisha tha se, do të ulë kontributet e sigurimeve shoqërore, TVSH-në, tatimin mbi fitimin dhe do të heqë taksën e kapitalit.

Berisha  deklaroi se nuk ka favorizuar asnjë biznesmen në qeverisjen e tij dhe theksoi se, këto propozime i ka pa asnjë dallim.

“Jam parti e taksave të ulëta, parti konservatore, besoj tek iniciativa e individit. Do ul kontributet e sigurimeve shoqërore, do të ul TVSH-në, taksat e tatim mbi fitimin, do heq taksën mbi kapitalin. Besoj se çdo biznesmen i ndershëm duhet t’i mirëpresë të gjitha këto masa. Këto unë i kam pa dallim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Droga/ Malltezi: Mallin vendas e mbron Edvini, nuk guxon kush t’ia prishë tregun me mall importi!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka ironizuar policinë për “operacionin” e …

Leave a Reply