Berisha: Grida Duma i dha Ramës përgjigjen e merituar, s’do harrohet kurrë!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv u pyet se përse e quajti deputeten demokrate Grida Duma ‘Nora e Kelmendit’.

Sali Berisha tha se Grida Duma u tregua shumë e guximshme kur iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit duke i thënë se në vend të trurit ka aparatin tretës.

Sipas Berishës, kjo deklaratë e Grida Dumës ndaj Ramës do të mbahet mend përgjithmonë ashtu si boja që Edi Paloka i hodhi në fytyrë kreut të qeverisë në Parlament.

“Pas 100 vitesh ata që do lexojnë, do gjejnë një grua (Grida Duma) e cila i vuri kësulën që meriton pashait (Edi Ramës), më të merituarën që mund t’i vinte.

Ky pasha përdori një gjuhë që s’mund ta përdorte kurrë në atë Kuvend, dhe ky pasha dy vjet më parë në fushatë i lejoi vetes një akt rrugaçërie të pashembullt ndaj saj.

Grida Duma u ngrit në zenitin e guximit, mençurisht shfrytëzoi momentin e deklaratës së tij dhe i dha përgjigjen më epike.

Nëse nuk e dimë se ç’ndodhi me vuçpashain nga thika e Norës, shqiptarët do ta dinë se çfarë ndodhi me gojën e Edi Ramës nga përgjigja e Grida Dumës se në çfarë u shndërrua goja e Ramës.

Siç do mbahet mend boja e zezë e Edi Palokës do mbahet mend edhe përgjigja epike e Grida Dumës. Akti i saj i jashtëzakonshëm, tregoi guxim. I dha Ramës atë që i takonte”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.