Berisha: Jam i hapur për një proces të vërtetë bashkimi, Basha ka një problem

Kryetari i PD, Sali Berisha foli në Çim Peka Live në Syri Tv, edhe për procesin e bashkimit të Partisë Demokratike.

Kryedemokrati tha se nuk ka asgjë personale me asnjë prej përfaqësuesve të PD. Sa i takon qëndrimit për Lulzim Bashën, Berisha tha se në fillim duhet të sqarohen akuzat për lobim me financime ruse në SHBA.

“Unë jam i hapur plotësisht për një proces të vërtetë bashkimi. Nuk kam asgjë personale me asnjërin prej tyre. Lulzim Basha ka një problem shumë serioz me çështjen e financimeve. Ai e mohoi dhe ai proces është në vazhdim. Por ai nuk tregoi se si i çoi paratë, ku i mori paratë që çoi në Beniatta. Kur të tregojë të gjitha këto, atëherë ndaqet qëndrimi përfundimtar. Ne nuk përjashtojmë nga PD, nuk kemi në statut nen përjashtimi. Për të tjetër, që të gjithë janë të mirëpritur. Të kandidojnë për ccfarë të duan, do të kenë mbështetje të plotë, trajtim të barabartë pa asnjë lloj dallimi. Rikthimi i tyre te investimi që kanë te PD, është veprimi më i menccur që mund të bëjë çdo njeri”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply