Berisha: Ramës do t’i bëjmë vettingun e sarajeve të Surrelit

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me përfaqësues të Departamentit të Arsimit, tha se, ne së bashku, duhet të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Arsimit të Lartë dhe shoqërisë shqiptare. Ai tha se, duhet të bëjmë gjithçka që të jemi gjithnjë e më shumë, sepse ky po ndjek një politikë absolutisht kundër elitës së kombit.

“Ne së bashku, duhet të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Arsimit të Lartë dhe shoqërisë shqiptare. Ne jemi të bashkuar këtu, na bashkojnë mendimet, idealet tona. Duhet të bëjmë gjithçka që të jemi gjithnjë e më shumë, sepse ky po ndjek një politikë absolutisht kundër elitës së kombit.

Në vend që të adresojë politikat e mëdha me të cilat përballet, i kërcënon si në diktaturë, do ju bëjmë vettingun. Do i bëjmë ne vettingun e Surrelit atij. E mori detyrën e kryeministrit me saraje 570 metra pa asnjë faturë, me gënjeshtra. Do ja bëjmë vettingun, pas asnjë diskutim. E shoqja thotë se e ndërtuam me para të ‘Kurbanit’, vetë thotë me të emigracionit. 5 mijë metra e ka parkun dhe ky flet për pedagogët.

Bën ky moral. Ka firmosur qindra milionë euro, absolutisht vetëm për xhepin e tij dhe grupit kriminal me të cilin i ka ndarë ato. Nuk ka kryeministër në botë ti lejojë vetes të blejë instilacion 4 mln euro në oborr se i pëlqen atij për të qetësuar xhepin dhe sytë.

Nuk ka kryeministër të një vendi si ky që shëtit me avion në dispozicion, 150-300 mijë euro udhëtimi. Pra ky tani do të shesë dhe moral”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …

Leave a Reply