Berisha: Fajin e kanë bandat që e kanë marrë TIMS-in me PPP

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ironizuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, duke publikuar një video ku vlerëson Policinë e Shtetit, e cila sipas tij ka lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Spanja dhe Franca.

‘Për TIMS-in fajin e kanë bandat që e kanë marrë me PPP!’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjatë mbrëmjes së djeshme sistemi TIMS ra në disa pika kufitare dhe Policia e Shtetit doli vetëm sot me një njoftim, ku tha se nuk bëhet fjalë për sulm kibernetik, por për një proces mirëmbajtje.

About Redaksia

Check Also

Boçi takime në Pavia dhe Fossano: T’i japim fund qeverisjes kriminale, të rrëzojmë Ramën!

Nënkryetari i PD, Luciano Boçi, ka udhëtuar drejt Italisë ku ka zhvilluar takime në zonën …

Leave a Reply