“Vettingu”/ Pedagogu i përgjigjet Ramës: Noc Rrokun do gjesh! Patronazhistët s’i pres në protestë

Një pedagog i është përgjigjur deklaratave të kryministrit Edi Rama, i cili tha se se do të nisë vettingu për pedagogët. Gjatë protestë së sotme një pedagog ka deklaruar se Rama nga hetimi i pasurisë së tyre do të gjej ‘Noc Rrokun’. Po ashtu ai ka deklaruar se patronazhistët nuk i pret që të dalin në protestë.

“Noc rrokun ka për të gjet ky kryeministri. Patronazhistët nuk i pres të na dalin në protestë”, tha pedagogu.

Duke bërë thirrje që studentët t’i mbështesin dhe të dalin me ta në protestë, njëri nga pedagogët u shpreh i pashqetësuar nga paralajmërimi i Ramës për hetimin e pasurive pedagogëve.

“Jemi në të drejtën tonë ligjore të vazhdojmë protestat. Kjo është një tallje dhe lëmoshë që ai do të na japë ne. Nuk po kërkojmë dyfishim rroge, është kërkesë për dinjitet. Studentët të mos shqetësohen sepse ka edhe dy javë të tjera që vijon aplikimi për t’u regjistruar. Ditët e leksioneve do të zëvendësohen siç bëmë gjatë pandemisë. Te mjekësia mbase janë edhe të intimiduar nga rektori por këtu tek politekniku bojkoti është total, po ashtu edhe tek universiteti i Arteve”, tha një tjetër pedagog.

About Redaksia

Check Also

Parlameti italian reagon pas ndërhyrjes së Ramës tek RAI: E pajustifikueshme, Italia…

Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan …

Leave a Reply