Nga Iva V.GRILLO
Ne harkun e 24 oreve ne Shqiperi kane ndodhur disa ngjarje qe nuk mund te mos te na perplasin ne fytyre faktin se ne vend po vendoset diktatura.
Ne diten e djeshme, nje djale i ri, humbi jeten ne duart e policise se shtetit.
Rrethanat jane te paspjeguara akoma, por çdokush te cilit i ka mbetur ndopak sens kritik per ngjarjet qe ndodhin ne Shqiperi, nuk mund te mos beje pyetjen:
Sa eshte probabiliteti qe nje djale 32 vjeç, ne lule te moshes, te vdese papritur nga shkaqe natyrale dhe per me teper, kjo te ndodhe pikerisht ne momentin qe ai eshte ne komisariatin e policise?
Koha do ta tregoje, por dyshimet jane mese te arsyeshme, sidomos kur mendon qe kjo eshte policia e te njejtit shtet qe vrau Klodian Rashen ne 2020, pa paralajmerim e thjeshte per sport.
Po keshtu sot, biznesi i nje deputeti te nderuar te opozites shqiptare i cili ka denoncuar vjedhjet strategjike te regjimit rilindas, eshte bastisur dhe bllokuar, mesa duket pa asnje motivacion zyrtar.
Policia nuk jep spjegim, prokuroria nuk di gje… dhe duket se jemi ne ate skenarin qe “kete gje do ta kete bere Mehmeti me koken e vet” sepse shteti nuk di gje.
Ne te njejten kohe, pedagogeve qe kerkojne rritje page u dergohet haberi (direkt nga “Mehmeti” kete here) qe te mbyllin gojen sepse mund ta pesojne shume keq, ne qofte se vazhdojne te protestojne.
Dhe e gjithe kjo, ne syte e nje drejtesie te zhburreruar qe nuk ben asgje per mega-skandalet dhe padite qe jane bere stive mbi tavolina, por rri e merret me konferenca, ku “Mehmetrat e Lajet” moderne mundohen ti mbushen mendjen njerezve qe gjerat po shkojne vaj…
Ne Shqiperi ka kohe qe po fryn ere diktature…eshte vetem ceshtje kohe para se halli te ulet kembekryq ne pragun e gjithsecilit!