Berisha: Ideja se u hapën për herë të parë dosjet është një mashtrim fund e krye

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se, ideja se u hapën për herë të parë dosjet është një mashtrim fund e krye. Berisha tha se, me ligjin e vitit 2008, dosjet kanë qenë të hapura pa kufizim për çdo individ.

“Unë mendoj se deputetët që votuan, kanë bërë një gabim sepse deputetët që votuan, përpara duhet të njiheshin me tekstin e ligjit që është dorëzuar në parlament.

Gjykoj se ky tekst përbënte bazën më serioze, më të domosdoshme dhe më të mbështetur nga shoqëria shqiptare, më të konsultuar me të përndjekurit politikë.

Ideja se u hapën për herë të parë dosjet është një mashtrim fund e krye. Me ligjin e vitit 2008, dosjet kanë qenë të hapura pa kufizim për çdo individ”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Ron Yeffet dhe përplasja e Ramës me amerikanët/ E Ngarkuara me Punë e SHBA dhe Balluku

Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar ish-zëvendës kryeminisren dhe ish-ministren e Energjisë Belinda Balluku për ndërhyje …

Leave a Reply