Berisha: Jam për një bashkim të plotë të PD, rrugët janë plotësisht të hapura!

Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se është për një bashkim të plotë të Partisë Demokratike. Duk iu referuar grupit të Alibeajt Berisha u shpreh se, ky grup i ka të hapura dyert, si për bashkim të plotë, si për fraksion.
“Unë jam për një bashkim të plotë të Partisë Demokratike.
Ky grup i ka të hapura dyert, si për bashkim të plotë, si për fraksion. Ne kemi një nen, nenin që i lejon fraksionet. Nëse ky grup vendos të krijojë fraksion, nuk më merr leje mua, e ka statuti, e ka votuar kuvendi i PD.
E them këtë për të qartësuar se rrugët janë plotësisht të hapura. Ka mendime të hapura se çfarë do zgjedhin dhe si do zgjedhin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Rama kryevjedhësi ynë! Pas 13 vitesh pushtet, Rilindjes i ka ardhur fundi!

Në ditën e 55-të të revoltës qytetare, i riu u shpreh se shqiptarët kanë rikthyer …

Leave a Reply