Deklarata e gazetarit: Martinaj u vra në duart e policisë

Gazetari Milaim Zeka deklaron se “mbreti” i basteve në Shqipëri, Ervis Martinaj është vrarë.

Madje, ai shkon edhe më tej, duke përfshirë policinë në zhdukjen e tij. Sipas Zekës, vrasja e Martinajt ka ndodhur në duart e policisë.

“Përfshirja e policisë pothuajse në çdo vrasje është prezente. Edhe e prokurorisë. Edhe vrasja e Ervis Martinajt, ndodhi në duart e policisë.

Sipas burimeve, që unë kam, shumë të sigurta Vis Martinaj me 99% është i vrarë.

Por sidoqoftë, edhe rrëmbimi apo çdo vrasje në Shqipëri, ke të përfshirë prokurorët kryesorë dhe krerët e policisë” tha ai në TCH.

Prej 10 gushtit të këtij viti nuk ka asnjë gjurmë nga zhdukja e biznesmenit Ervis Martinaj.

About Redaksia

Check Also

Bozdo: “Durana”, model i sajuar nga qeveria për të vjedhur paratë e shqiptarëve!

Deputeti i PD, Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat ka shpjeguar kërkesën që ai …

Leave a Reply