Berisha thirrje shqiptaro-amerikanëve: Asnjë votë për kandidatët e mbështetur nga Soros

Amerikanët do u drejtohen kutive të votimit për ato që njihen si zgjedhjet e mes-mandatit, me një rëndësi të madhe për ekuilibrat politikë në SHBA.

Kryetari i PD, Sali Berisha rishpërndau në rrjetin social, Facebook një thirrje drejtuar shqiptaro-amerikanëve, që të mos votojnë për kandidatët që mbështeten nga George Soros, i cili është donatori më i madh në këto zgjedhje, me rreth 200 milionë dollarë të deklaruara hapur.

“Unë nga kjo studio shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë shqiptaro-amerikanët, që në zgjedhjet e nëntorit, të mos japin asnjë votë për kandidatët e mbështetur nga George Soros.

Pasi ai është një armik i egër. Po flas për kandidatët që mbështeten nga Soros. Sepse Soros është një armik i egër i demokracisë, është ideolog i kësaj rënie dramatike, i mbrojtjes së korrupsionit të Edi Ramës, i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.

Çfarë do të thotë kjo, e akuzon tjetrin për korrupsion, pa paraqitur asnjë fakt, në një kohë kur aferat korruptive të kësaj qeverie, kanë marrë dhenë. Kjo është vetëm një mbrojtje që i bëhet qeverisë.

U bëj thirrje shqiptaro-amerikanëve që duan që vendi i tyre të votojë i lirë dhe të mos jetë një komb eksodi, sepse eksodi ndodh për shkak se ata nuk votojnë. Sepse rrëmbimin e votës së tyre e bën Edi Rama i mbrojtur nga Soros dhe mafia e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Edhe diaspora në Londër ngrihet në protestë, thirrje Ramës për dorëheqje

Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në Londër për të zhvilluar një protestë të fuqishme kundër …

Leave a Reply