Filozofi Daniel Innerarity: “Politika vepron në bazë të koncepteve të pushtetit, sovranitetit, demokracisë, përfaqësisë, të lindura 300 vite më parë, por ajo që kishte përpara Rousseau ishte një shoqëri homogjene, autarkike, që përjashtonte gratë, një unitet kulturor, fetar dhe teknologji të pakta. Duhet të pyesim sesa janë ende të përshtatshme në shekullin e XXI”
Daniel Innerarity (i lindur në Bilbao, më 1959) sapo ka botuar “Një teori të demokracisë komplekse” (shtëpija botuese Castelvecchi, 384 faqe, 29.00 euro), ku propozon “një ushtrim të rianimimit të demokracisë në kohë të paqarta”; paralelisht ka dalë në Spanjë “La sociedad del desconocimiento” (shtëpija botuese Galaxia Gutenberg) në të cilin filozofi ofron çelësa për të kuptuar rolin e dijes në shoqërinë dixhitale të globalizuar.
Ju evidentoni se jetojmë në erën e paqartësisë dhe të pasigurisë. Në çfarë dallohet nga të mëparshmet?
Si në shoqëritë e dijes, vazhdon të jetë e nevojshme dija për zgjidhjen e problemeve. Por përpara dimensionit gjigantesk të atyre aktuale, ndaj rreziqeve dhe pasigurive, duhet të menaxhojmë në një farë mënyre edhe injorancën, dijen që nuk e njohim, ta përdorim si një resurs.
Reflektoni mbi fundin e ndërmjetësimit social nga ana e partive, kishave, sindikatave etj. dhe mbi “derregullimin e tregut konjitiv” pasues që ka çuar në demokratizimin e informacionit, por në ndërkohë në një mjedis informativ kaotik. Progresi ka çuar në një seri efektesh bumerang?
Çdo proces emancipimi shoqërohet nga një rritje e mundësisë së zgjedhjes. Nëse ka më shumë dije në dispozicion, pasoja imediate është një zgjerim i hapësirës të së mundshmes dhe një siguri e vogël në njohjen, në traditën, në autoritetin e njohur. Ky proces, që është jashtëzakonisht pozitiv, pasi askush nuk do të donte të kthehej një dije që kufizon mundësinë e zgjedhjes, provokon shumë patologji, çorientim, ankth. Sot nuk kemi një problem informacioni, por orientimi.
Ju shkruani se në këtë zbehje “u besojmë ndërmjetësimeve më të padukshme, si algoritmi i Google apo rrjetet sociale, forma të buta dominimi”. Në mungesë të filtrave, si dallohet dija nga informacioni për kazan?
Janë dy procedime. Një ku secili bashkëprovon besueshmërinë e të gjitha informacioneve që merr, krejtësisht irealiste, pasi i tejkalon kapacitetet individuale. Tjetri është të ndërtohen mekanizma besimi të arësyeshëm, siç është në natyrën njerëzore: racionalë, të pranueshëm ndaj modifikimit, të rishikueshëm. Vetëm kështuë do të avancojmë nga pikëpamja konjitive. Sot janë më shumë se kurrë të nevojshëm njerëz, institucione që përcaktojnë filtra dhe kritere, por jo në mënyrën e shoqërive tradicionale, duke e vënë besimin e verbër tek një lider, por duke pluralizuar burimet e informimit.
Përballë krizës bërja e hesapeve me funksionin e kthyer nga injoranca nënkupton t’i jepet e drejtë kujt i mohon dëshminë?
Absolutisht jo. Kuptimi i motiveve për të cilat njerëzit refuzojnë racionalitetin nuk është njëlloj me dhënien të drejtë të tyre. Nganjëherë e paraqesim politikën të bazuar mbi dëshminë shkencore me një krenari dhe përçmim të caktuar jo edhe aq mohuesve radikalë sesa ndaj pluralitetit të vlerave që duhet të vazhdojnë të jenë në fuqi, edhe pse flasim për dëshmi. Një gjë është se nga pikëpamja shkencore dijmë shjmë mbi ndryshimin klimaterik, që është një fakt. Tjetra është se masat, modelet dhe proporcioni i sakrificave për t’u bërë që ta kundërshtojnë paraqiten si të padiskutueshme. Nga ana tjetër, nuk ka unanimitet midis shkencëtarëve.
Tek “Një teori e demokracisë komplekse” zbuloni se ndërsa shkenca ka ndryshuar një pjesë të mirë të paradigmave të saj, politika nuk ka ditur njëlloj: cilat janë instrumenta e vjetra për t’u çuar për skrap?
Do të ishte më e shpejtë për t’u përgjigjur me pyetjen e kundërt: cilat koncepte të politikës janë ende të dobishme? Duhet ndërtuar bërthama normative e demokracisë dhe e vetëqeverisjes së qytetarëve të lirë, pasi mbijeto në kontekste për të cilat këto koncepte nuk qenë menduar. Pasi në një masë të mirë do të qeverisemi nga algoritma, pasi dallimi aktual midis kombëtares dhe transkombëtares është shumë konfuze, shoqëritë janë jashtëzakonisht plurale, teknologjitë shumë të vështira për t’u rregulluar. Nganjëherë e djathta flet për “përshtatje” me botën që vjen dhe majta për “rezistencë”. Janë dy strategji të papërshtatshme. Ka nevojë për një përpjekje për ta rimenduar idealet që nuk hiqen dorë.
Në ndërvarësinë në rritje, ju i apeloheni një etike të sistemeve dhe të organizatave, më shumë se individuale. Nga cilat vlera mund të mos heqim dorë?
Nuk i nënvlerësoj aspak virtytet personale. Kam ndërmend të them e kur bëhet fjalë për të hartuar qeverisjen, është shumë më e dobishme të imagjinohen sisteme ku tiparet individuale janë më pak të rëndësishme se ato sistemike, efikasiteti i të cilave varet nga që qeverisen nga njerëzit më të përshtatshëm. Jetojmë në shoqëri që kanë gjeneruar një kompeksitet aktorësh, mekanizmash, procedimesh në virtyt të të cilave është pak e besueshme që një lider i keq apo hyjnor të realizojë ndërmarrje të mëdha.
Në një masë të mirë demokracia është ta delimitojë pushtetin e kujt është në qeveri, gjë që i përmbahet shumë kapaciteteve të qeveritarëve të prirur që të bëjnë dëme të mëdha, megjithëse paguhet me faktin që nuk mund të presim gjëra të mëdha nga politika konkurrenciale. Për shembull, zgjedhjet e fundit në Itali nuk janë aq transhendentale sa do të dukej. Në një vend që është në Europë, në NATO, në euro, universitetet e së cilës janë pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar, bizneset e të cilës operojnë në tregëtinë botërore, kapacitetet e veprimit të kujt arrin në pushtet është e kufizuar. Nëse do të dihej të shpëtoja një vlerë mbi të gjitha, padyshim që do të ishte pluralizmi.
Është respekti për tjetrin, debati i hapur, liria e shprehjes, përfshirja e zërave të ndryshëm ajo që siguron racionalitetin. Shoqëritë tona, shumë pluraliste, kanë avantazhin e madh e bërjes më të vështirë të durimit në gabim. Nëse nuk mund të arrijmë në të gjithë të vërtetën – që siç thoshte Rawls është një deformim, pasi e papajtueshme me qytetarinë demokratike – të paktën mund të shmangim të këmbëngulim në gabim. Inteligjenca e sistemeve, që sot na duket natyrale, është një arritje e madhe evolutive në Europën e shekullit të XXI. Pluralizmi nuk është zgjidhja, por pa pluralizëm nuk ka zgjidhje.
(nga Avvenire)
Përgatiti
ARMIN TIRANA