Rama me çarter për kafe në Kosovë, udhëtimet që i shpëtuan sistemit TIMS

Perit VASILI

1. Në ç’mënyre avioni çarter “TC-ANA, Airbus A319-100 ACJ”, me konfigurim VIP, u bë pjesë e qeverisë shqiptare në shkur të vitit 2020 pasi nga prilli i vitit 2005 ai ka qenë pjesë e qeverisë turke?

2. Cili është dokumentacioni se si kaloi ky avion në përdorim të kryeministrit është thelbësor për hetimin?

3. A është dhuratë e qeverisë së Rexhep Taip Erdogan dhe nëse i është falur, cila ka qenë procedura?

4. Nëse është blerë, a është blerë nga qeveria shqiptare apo nga “Air Albania”?

5. Nëse është pjesë e flotës së “Air Albania”, cila është kontrata që ka qeveria shqiptare apo institucionet në vartësi të saj dhe me kompaninë ku ajo është aksionere?

6. Cilat janë faturat mes qeverisë shqiptare apo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kompanisë “Air Albania” për çdo fluturim, që ka kryer çarteri “Ismail” për llogari të kryeministrit shqiptar?

7. Përse bilancet e kompanisë nuk janë dorëzuar dhe përse nuk hetohen arsyet se përse ato nuk janë publikuar ato në QKB?

8. Duhen hetuar edhe përse “Air Albania” nuk i ka deklaruar ende pronarët përfitues, në shkelje të ligjit.

9. Përse nuk publikohen të dhënat për destiancionet e këtij avioni dhe të personave, që kanë udhëtuar në prenotimet e çarterit “Ismail” nga kryeministri Rama?

10. Sa janë taksat aeroportuale, në se janë paguar ndaj kompanisë koncesionare “Kastrati Group” të aeroportit Nënë Tereza, në Rinas për avionin çarter “Ismail”?

11. Sa janë faturat e tjera për shërbimet dhe serviset e këtij avioni në aeroporte të tjera jashtë vendit?

12. Çfarë udhëtimesh janë paguar nga fondi i kryeministrisë dhe a janë përfshirë në këtë fond udhëtimet me çarterin “Ismail”?

13. Cili është akti zyrtar që përcakton nevojen specifike të përdorimit të këtij avioni çarter?

14. Cili ka qenë shkaku zyrtar që Rama e ka përdorur çarterin edhe për të shkuar në Kosovë për kafe kur mund të përdorte fare mirë rrugët tokësore, duke kursyer mijëra euro?

15. Rama e ka përdorur çarterin “Ismail” edhe për të shoqëruar nga Brukseli në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast, kush i ka paguar kostot e fluturimit në Shkup?

16. Cilat janë fluturimet e tjera, që ka bërë Rama jashtë Rinasit nga Brukseli në Hagë, Londër etj, të cilat nuk regjistrohen në TIMS-in tonë?

17. Nëse ai i ka marrë fluturime me klering nga kompania “Air Albania” do të duhet të japë një sërë shpjegimesh?

18. A ka ai apo qeveria një kontratë me “Air Albania” për t’i bërë promocione?

19. Nëse ka, në ç’mënyrë e kanë promovuar qeveria dhe kryeministri një kompani private?

20. A i lejohet një kryeministri të marrë pagesa për promocione të kompanive private?

21. Si është e mundur që kryeministri qenka i punësuar edhe privatisht nëpërmjet kompanive të marketingut, përderisa ai është zgjedhur për të ushtruar një detyrë specifike në majë të ekzekutivit?

P.S.Fotot konfirmojnë avionin VIP Ismail, që ka qenë pronë e qeverisë turke.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.