Berisha: Rama po ndërhyn në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve të tij

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama është fajtori kryesor i dramës së shqiptarëve që po largohen masivisht. Berisha tha se, Edi Rama po ndërhyn qëllimisht në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve të tij të majtë.

Një ditë më parë, mediat konservatore britanike e akuzuan Ramën se po vepron për llogari të këshilltarit laburist, Alastair Campbell.

“Unë sot gjithashtu dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, ndaj dramës shqiptare në kanalin e La Manshit.
Autor kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij në afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, që i bën këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.
Edi Rama është angazhuar në betejë politike në Britani, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën ordinere, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje.
Për interesat e tij është i gatshëm që të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …

Leave a Reply