Berisha: Porti i Durrësit është porti më i madh i kokainës në botë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot në konferencën për shtyp se, qeverisja e Edi Ramës po eksporton krim nëpër botë. Sipas Berishës, Porti i Durrësit kthyer në portin më të madh të kokainës në botë.

“Edi Rama duhet ta dijë mirë se eksporti i krimit është një nga aktet më të rënda që një vend mund të bëjë ndaj fqinjëve të tij dhe vendeve të tjera. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga detyrimet më madhore të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, dënoj me forcën më të madhe, këto qëndrime të cilat qëndrojnë në themel të dramës shqiptare që luhet në La Mansh. Sigurisht hedh poshtë çdo etiketim të shqiptarëve. Kriminele dhe kryekriminele është qeveria e Edi Ramës. Është vetë Edi Rama, ministrat dhe zyrtarët e tij. Të cilët arritën deri në atë shkallë sa të zhdukin çdo kontroll në kufijtë e vendit.

Shihni çfarë ndodh në Portin e Durrësit. Për gjashtë muaj rresht, porti u la jashtë kontrollit. Zbarkuan tonelata kokainë. Ato shkuan drejt Europës. Tani pasi u alarmua e gjithë bota, tani janë dyndur. Në port, të gjithë autoritetet janë të përfshirë në trafikun e kokainës.

Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në botë dhe Edi Rama përpiqet që t’i mbulojë këto me sharje ordineri. Me sulme dhe fjalor të një njeriu si ai”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Afera e Portit të Durrësit/ Aktivistët shqiptarë letër presidentes së KE

Aktivistet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, Erisa Bajaziti dhe Iva Grillo i kanë drejtuar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.