Berisha: Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile

Kryetari i PD, Sali Berisha iu ërgjigj ointeresit të gazetarëve për mbarëvajtjen e protestës së ditës së nesërmë. Berisha tha se, populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile.

“Ju kam deklaruar se opozita është në protestë, populli opozitar është në protestë kundër kësaj qeverie.

Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë.

Sepse ne nuk mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjën e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri e lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen dhe mashtrimin.
Ne e kemi shumë seriozisht këtë betejë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vizita e mbajtur sekret/ Ministrja belge i kërkoi Ramës të kthejë në thesarin belg paratë e trafikantëve

Ministrja e Drejtësisë belge Annelies Verlinden shkoi në një mision në Shqipëri dhe Kosovë me …

Leave a Reply