Berisha: Lulzim Basha duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në protestë të gjithë mund të vijnë, përveç Lulzim Bashës, që duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme.
“Detyrat janë të ndara, unë kam fjalimin, bashkëpunëtorët e tjerë kanë skenarin, të tjerë kanë himnin.
Do ketë risira, ka nga të gjitha aspektet.
…Të gjithë mund të vijnë në protestë, përveç Lulzim Bashës, që duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme.
Të tjerët janë anëtarë të PD, nuk mund të marrin leje te unë që të protestojnë.
Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar se nuk është e vërtetë, nuk ka dhënë asnjë fakt, asnjë provë për ato akuza që ekzistojnë aty.
Hetimi këtu nga selia po vazhdon.
Kështu që mendoj se është shumë i detyruar të zbardhë, të ketë burrëri, të tregojë edhe nëse i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduari i drejtësisë, dhe fiton lehtësira. Por të tregojë të vërtetën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.