Berisha: Mbyllja e hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, akt kriminal i SKAP-it të partisë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, Edi Rama urdhëroi SKAP-in e partisë të mbyllë hetimet për djegësin e Elbasanit.

“Një akt i mirëfilltë kriminal. Dosja e Elbasanit është dosja e parë e organizatës kriminale që kryeson Edi Rama, por është dy herë më e madhe ajo e Fierit dhe katër herë më e madhe ajo e Tiranës.

Ato janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Askush përveç SKAP-it të partisë nuk mund t’i zgjidhë ato.

SKAP-i partisë shkelmoi mbi të gjitha shkeljet e Edi Rarmës, Agaçit dhe të tjerëve edhe në rastin e Elbasanit.

SKAP-i i partisë së tij injoroi faktin se Edi Rama futi në zjarr dhe dogji planin e veprimit të hartuar me 4 milionë euro nga BE për mbetjet.

Edi Rama për krijimin e ndërmarrjes së tij për djegësa, grisi vendimin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, që i thotë se kjo formë me negociata të mbyllura, nuk ekziston. SKAP-i i partisë e legjitimon me një akt kriminal.

SKAP-i i partisë injoroi faktin se janë kryer 17 procedura nga Agaçi i Ramës në 24 orë, janë mbledhur 17 firmë, që nuk ndodh në histori përveç gjendjeve super të jashtëzakonshme.

SKAP-i i partisë kërkon të mbyllë aferën me Lefter Kokën. Nuk kam asnjë sentiment për të, por Lefter Koka në buxhetin e tij të Ministrisë së Mjedisit ka pasur zero buxhet, zero lekë.

Lefter Koka nuk mund të ndërtonte kurrë asnjë djegës në Elbasan, Fier apo Tiranë. Të gjithë lekët janë nxjerrë nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave me firmat e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt.

Pra është Edi Rama që vodhi fondin e Këshillit të Ministrave për ndërmarrjen që krijoi.

SKAP-i partisë nuk njeh ligj, moral, normë dhe standard”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja e trafikut të kokainës të Olsi Ramës

Bardhi: Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar …

Leave a Reply