Noka përgënjeshtron lajmet e sajuara: Asnjë negociatë me Lul Bravën për kandidatët!

Prej orësh në media ka nisur të qarkullojë lajmi, se po tentohet konsensusi mes Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe grupit të Lulzim Bashës për të dalë në zgjedhjet e 6 marsit me kandidatë të përbashkët.

Mediat kanë aluduar edhe për emra konkret siç ai i Luan Hotit për Bashkinë e Durrësit, e duke cituar burime nga grupi i Bashës, mediat raportojnë se, “ky është emri për të cilin do të negociohet”. Por këto lajme janë tërësisht të pavërteta.

SYRI TV kontaktoi me deputetin Flamur Noka, një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, i cili u shpreh se, nuk ka asnjë negociatë dhe asnjë bisedim me grupin e Lulzim Bashës për kandidatët në zgjedhjet e 6 Marsit.

“Negocimi për kandidatët me Lulzim Bravën është negociatë me Edi Ramën. Partia Demokratike, Komisioni i Rithemelimit do të dal me kandidatë në të 6 Bashkitë dhe nuk do të ketë asnjë negociatë me Lulzim Bavën”, u shpreh ndër të tjera Flamur Noka për SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Forumi “Të Drejtat e Shkelura/ Kraja: Ja cili është qëllimi i këtij fondacioni

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Demokraci, Akil Kraja, ka mbajtur fjalën e tij në forumin …

Leave a Reply