Friedrich Merz mbrojtës i fortë i themeleve të demokracisë dhe rolit të së djathtës Konservatore

Nga Rezenbrik SERJANI

Friedrich Merz mbetet nën petkun e denjë të idealeve demokratike;
mbrojtës i fortë i themeleve të demokracisë dhe rolit të së djathtës Konservatore në të, njohës i mirë i financave dhe ekonomisë, trinomi që Gjermania ka rrezatuar për dekada të tëra!

Ka vizionin e vazhdimit të reformimit dhe ruajtjes me fanatizëm e zgjuarsi të rrugëtimit të ndritshëm që Gjermania pati si fuqi ekonomiko-sociale, piedestal i lartë ku Gjermania qëndron prej kohësh, duke kujtuar shkëlqimin e kësaj fuqie të madhe demokracie, ekonomie dhe politike gjatë periudhës së ndritur të Kancelares Merkel.

CDU si parti simotër e Partisë Demokratike, sot forcë opozitare, na tregon dhe kthjelltësinë me të cilën një forcë opozitare duhet të veprojë, në ndihmë të forcimit të Demokracisë, në ndihmë të forcimit të vendit!

CDU dhe Merz na modelojnë strukturën dhe gjendjen e forcës në të qenurit forcë opozitare, duke e kthyer këtë parti dhe vizionin e liderit të saj si “nordi” të cilën Partia Demokratike dhe ne duhet ta kemi në çdo busull veprimi politik.

Gjermani mbetet mbështetësja jonë më e madhe drejt integrimit tonë në familjen e Bashkimit Europian!

CDU mbetet simotra jonë frymëzuese!

I urojmë suksese liderit Friedrich Merz, Kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, me besimin e ploë si vazhdues i denjë i shkëlqimit të Gjermanisë kudo dhe kurdo!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply