Audiopërgjimi skandaloz i Veliajt: “Futbolli është i vetmi ishull që nuk kemi nën kontroll, do ta marrim”!

“Unë jam kryetar bashkie dhe dua ta kontrolloj unë futbollin. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Futbolli është i vetmi ishull që nuk e kemi nën kontroll”. Këto janë fjalët e Erion Veliajt që dje ka mbledhur në një takim përfaqësues të shoqatës rajonale të futbollit të Tiranës.

FSHF publikon audiopërgjimin e Erion Velisë me të cilën thotë se, vërtetohet presioni që bën kryebashkiaku Erion Veliaj për të ndaluar rikandidimin e Dukës.

“Një fjalor prej rrugaçi e të fortë lagjeje dhenë ca momente si prokuror”, tha zyrtari i FSHF-së

Në audiopërgjim zëri dëgjohet kur thuhet: “Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për t’i bërë shurrën. Jo UEFA e FIFA të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time.  Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll”, thotë Veliaj.

Audiopërgjimi i plotë

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron PD me kryetar Sali Berishën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit …

Leave a Reply