Berisha: Protesta e 6 dhjetorit i ka futur tmerrin qeveritarëve, ajo do të rezonojë fuqishëm në Europë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për protestën e 6 dhjetorit në një takim me krerët e degëve të Tiranës, në selinë blu. Berisha tha se, ajo protestë ka tmerruar mazhorancën. Protesta e shqiptarëve, tha Berisha, do të rezonojë fuqishëm në Europë.
“Dëshiroj të ju përshëndes të gjithë ju dhe anëtarët e PD-së në Tiranë. Ky takim është thirrur me moton, beteja vazhdon. Është një betejë e cila ndalet vetëm në fitoren e PD-së. Rrugë kjo, që kërkon përkushtim, guxim, atdhetari, tipare që ju, mbështetësve tuaj dhe qytetarëve që na mbështesin, nuk mungojnë dhe janë të bindur.
Në Tiranë në datën 6 dhjetor, mblidhen udhëheqësit politikë të të gjitha vendeve të BE-së. U them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, se në Tiranë në datën 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, pa patronazhistë, pa narko euro, pa banda dhe blerje vote si Edi Rama, pra jam i bindur se ata kanë mirëkuptim të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë vendet e tyre të begata dhe qytetarët e tyre të lirë dhe vendet e tyre, demokraci të stabilizuara.
Në këtë kontekst le ti bien sa të duan sirenave të frikës dhe tmerrit që i ka kapur qeveritarët sot, por ajo protestë do të rezonojë fuqishëm në Europë dhe botë, si zëri i qytetarëve që kërkon vlera universale, vlerat demokratike, të jenë ato që duan, të sundojnë përsëri në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Jo më beton, korrupsion dhe patronazhista”! Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve …

Leave a Reply