Aktori Malkaj në takimin e Berishës në njësinë 5: Duhet të jemi të gjithë në këmbë!

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i pranishëm në takimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha me anëtarët e degës të PD-së numër 5, ka bërë thirrje që të gjithë të jemi në këmbë. Në fjalën e tij të shkurtër, aktori u shpreh se nuk ka rrugë tjetër, për të marrë atë që na ka humbur.

Përshëndes të gjithë miqtë e mi të Aleancës për Teatrin që kemi 5 vite protestë.

I dashur doktor, Shqipëria në rrezik, e ç’më duhet mua!

Do të vazhdojmë të jemi këtu. Emanuel Kanti ka thënë; Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë.

Atëherë ne duhet të jemi në këmbë. Nuk ka rrugë tjetër doktor, të jemi në këmbë të fitojmë atë që na ka humbur, dëshira, personaliteti, na ka humbur emri, na ka humbur atdheu, na iku deti se zë në gojë njeri. 12 milje i zë kush në gojë gjëkundi.

Jo, e të tjera e të tjera”, u shpreh Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply