Shembja e “Prestige Resort”/ Presidentja e PE: Liria e shtypit, një nga principet bazë të BE

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka reaguar në lidhje me sulmin në Prestige Resort. Ajo është shprehur se liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, ndërsa ka shtuar se presin që çdo vend aspirant për tu bërë pjesë e unionit, të përmbushë maksimalisht këto principe.

Zonja Metsola u ka bërë thirrje aktorëve përgjegjës që të marrin masa ndaj intimidimit të gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave.

“Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, të cilët Parlamenti Europian i mbron fortë jashtë dhe brenda BE-së. Ne presim që çdo vend aspirant për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian të përmbush maksimalisht këto principe. U bëjmë thirrje aktorëve përgjegjës të marrin masa kundër fjalimeve që nxitin urrejtjen, fushata shpifjesh, kërcënimet dhe intimidimet kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply