Koreja e Jugut bën mrekullinë, fiton ndaj Portugalisë dhe kualifikohet

Koreja e Jugut është ekipi tjetër që e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror. Dhe këtë, koreano-jugorët e arritën në minutat shtesë të ndeshjes.

Portugalia ishte duke avancuar qysh në minutën e pestë, kur Horta realizoi për 0:1. Koreja e Jugut e barazoi rezultatin në minutën e 27-të përmes Kim Young-Gëon.

Krejt në minutat shtesë të ndeshjes, Hëang Hee-Chan shënoi për t’ia siguruar kualifikimin vendit të tij. Kësisoj, Portugalia kualifikohet si e para me gjashtë pikë, kurse Koreja e Jugut si e dyta me katër pikë.

Uruguai mbetet jashtë Botërorit, pasi që ka katër pikë, por ka gola më pak të realizuar.

About Redaksia

Check Also

Një skandal i ri në Kampionatin Botëror, FBI po heton argjentinasit për pastrim parash

Ndërkohë që skuadra kombëtare e Argjentinës po shijon sukses në Kupën e Botës në Shtetet …

Leave a Reply