Berisha: Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë! Brenda 6 muajve tre media japin shpirt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar pasditen e sotme një takim me banorët e njësisë numër 7 në Tiranë. Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë ndërsa shtoi se brenda 6 muajve tre media japin shpirt.

“Edi Rama nuk mund të na përfaqësojë. Ai me veprimet e tij, i nxin imazhin Shqipërisë.  Ai na bëri ne të jemi populli i gomoneve, njerëz të varkave.
Pse jemi njerëz të varkave? Sepse na vjedh, vjedh votën, lirinë, pasurinë, shkatërron bizneset, nuk ka ligj. Ne duhet të jemi aty, sepse ai për pushtetin dhe pasurimin e tij nuk njeh moral, normë, ligj e standard.  Shikoni se çfarë ndodh.

Dje kishim presidentin e Gjermanisë në Tiranë. Si për ta përshendetur atë, i fut ruspat një resorti turistik. Personalisht nuk kam qenë asnjëherë në atë resort, por aq më tepër që ai ishte me leje. Të gjithë kemi dokumentin që ishte me leje. Si mund të bëhet. A ka bandit mbi kokë që mund të bëjë një gjë të tillë.

E pse e bëri këtë? Vetëm e vetëm se do ti diktojë politikën editoriale të atyre medieve që ai ka. Pra ai bën gjithçka të mposhtë fjalën e lirë në këtë vend. E ka trashëgimni ai.

I ati i tij firmoste varjen e Havzi Nelës për fjalën e lirë. E dinte se bënte akt xhelati, por e meriton thoshte me ndërgjegjen e tij ç’njerëzore, sepse është armiku im. E konsideronte armik. Edhe ky, e meriton ky biznesmen apo gazetarë, se me kundërshtoi mua.

Pra jemi në kushtet kur ky pasi ka marrë të gjitha pushtetet do të mposhtë dhe fjalën e lirë dhe mediat.  Janë tre rrjete televizive brenda 6 muajsh, viktimë e tij. Televizionin Ora e konfiskoi me firmën e tij, vetëm e vetëm se Ylli Ndroqi nuk pranoi pazaret me të.

Duhet ta dinë të gjithë shqiptarët, është me regjistrim nëse nuk e kanë zhdukur si regjistrimet e Taulantit. Kur i kërkonte një miliarderi që do të ndërtonte një kullë tek bulevardi i ri,  thoshte, i thuaj 20%. Por sa ishte ky 20%? 100 milionë dollarë. Ky i thotë jo, si mund ti them unë.

Dhe këtu fillon pastaj procesi. Nuk ndodh në botë kjo, kërkun.  Një media tjetër, ka angazhuar një biznesmen dhe e ka blerë. Nuk kam kundërshtim. Mua më vjen vetëm mirë që bizneset e Kosovës, të shtrihen në Shqipëri.

Por një paralajmërim do të ja bëj; nëse e shndërron në altoparlant, apo e ke blerë me qëllim për ta shndërruar atë media në altoparlant të Edi Ramës, atëherë bën një gabim të jashtëzakonshëm, sepse për ne, liria e fjalës, liria e medieve është shumë e shtrenjtë.  Pra ja ku jemi, brenda 6 muajve tre media japin shpirtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply