Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit nënshtron Serbinë

Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit nënshtron Serbinë dhe e lrgon nga botërori dukeemundr 3-2.

Kombëtarja serbe e mbyll në mënyrën më të keqe rrugëtimin në Katar, me një disfatë ndaj një rivali jo vetëm në fushë, por edhe më gjerë.

Xherdan Shaqiri do tregonte klasin e tij në minutën e 20-të. Lojtari shqiptar por me pashaportë zvicerane do realizonte në portën serbe, duke dërguar në festë tifozerinë.

Ekipi i Stojkoviç do përfitonte nga një përgjumje e Helvetëve në pjesën e parë për të përmbysur shifrat. Fillimisht Mitroviç vendosi ekuilibrat, ndërsa për përmbysjen mendoi Vlahoviç.

Të besuarit e Murat Yakin do bënin çmos që të shkonin në dhomat e zhveshjes të paktën me barazim dhe do përmbushnin këtë mision pas golit të Embolo.

Zvicra mori epërsinë në fillimin e pjesës së dytë me Freuler. Me qetësinë që i karakterizon rezultati do mbrohej, për të marrë kështu një kualifikim të merituar, 6 pikë në vendin e dytë. Zvicra do të përballet në fazën tjetër me Portugalinë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply