Bujar Leskaj: Skandal 110 milionë euro me TEC-et lundruese në Vlorë, SPAK të hetojë urgjentisht!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka reaguar ashpër lidhur me kostot e dy TEC-eve lundruese të ankoruara në Triport të Vlorës, duke e cilësuar projektin si një nga aferat më të mëdha financiare në sektorin energjetik.
Sipas Leskajt, më 20 korrik 2026, KESH shpalli një tender me vlerë mbi 20 milionë euro për mirëmbajtjen e dy TEC-eve, të cilat u morën me qira në vitin 2022, por që, sipas tij, nuk kanë prodhuar asnjë kilovat-orë energji. Ai pretendon se me këtë tender, kostoja totale e projektit arrin në rreth 110 milionë euro.
Deputeti demokrat thekson se impiantet nuk kanë hyrë kurrë në funksion për shkak të problemeve teknike dhe procedurale, ndërsa shteti ka vijuar të paguajë qiranë, kostot e ankorimit dhe mirëmbajtjes.
Leskaj ngre pesë pyetje për qeverinë, mes tyre pse TEC-et nuk u vunë në punë, sa është kostoja reale për buxhetin e shtetit dhe nëse janë marrë masa për rinegocimin ose ndërprerjen e kontratës.
Në përfundim, ai kërkon auditim të plotë teknik, financiar dhe ligjor, si dhe hetim nga SPAK, duke argumentuar se vetëm transparenca dhe llogaridhënia mund të sqarojnë përgjegjësitë për këtë projekt.
Objektivi ishte sigurimi i energjisë në periudhat e krizës, ulja e importeve dhe garantimi i sigurisë energjetike. Realiteti rezultoi krejt ndryshe. TEC-et nuk hynë kurrë në prodhim për shkak të problemeve teknike, infrastrukturore dhe procedurale.
Për pasojë, ato nuk prodhuan energji, nuk ulën importet, nuk ndikuan në stabilitetin e sistemit energjetik dhe nuk krijuan të ardhura për KESH apo OST. Investimi nuk realizoi asnjë nga objektivat për të cilat u justifikua.

About Redaksia

Check Also

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

Kryeministri Rama ka sulmuar sërish protestuesit që prej rreth dy muajsh vijojnë qëndrimin në shesh …