Për ta mbyllur, sulmi fizik i Edi Ramës, i porositur nga Edi Rama ndaj Sali Berishës, është një sulm tërësisht i porositur. Përpjekja e tij për të shuar çdo shpresë hetimi me makinerinë e tij propagandistike, e fajësojnë atë plotësisht dhe për herë të dytë.
Përdorimi i një dokumenti të paligjshëm pa asnjë vlerë ligjore, dëshmon edhe njëherë se autorë të vërtetë janë ata që po përpiqen të shpëtojnë kamikazin pa eksploziv nga barra e krimit.
Së fundmi, lexoni deklarata që u bënë, që ishin të gatshme dhe u shpërndarë kudo nga zyra e Fugës.
Nuk jam këtu, absolutisht për t’u ndalur në mënyrë të veçantë te kjo, sepse ne jemi në një revolucion. Ajo që dua t’u them është se data 6 dhjetor ishte triumfi i opozitës.
Ishte triumfi në sensin, që i faktoi mbarë botës sesa të drejtë ka kjo opozitë në tezat dhe qëndrimet e saj.
Ia them prapë sot, mund të godasësh një njeri, një njeri edhe mund të vritet. Por një kauzë nuk vdes kurrë.
E garantoj se opozita do i japë Edi Ramës të gjithë përgjigjen e merituar si një armik i egër i votës dhe lirive të shqiptarëve.