Tensione mes Ballukut dhe Ramës

Gazment BARDHI

DITA 8

Edhe kjo javë u mbyll pa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Mungesa e saj në Parlament, pikërisht kur PS-së i duheshin 84 vota, tregon qartë tensionin mes saj dhe Edi Ramës, i cili, në mars, rreshtoi tre arsyet për ta arrestuar dhe SPAK ia dha në shtator të tria: KORRUPSION, PASTRIM PARASH, FSHEHJE PASURIE.

SPAK-ut nuk i takon të ecë me ritmin e llogarive politike të Kryeministrit. SPAK nuk është mandatuar të presë Edi Ramën derisa të bindë Belinda Ballukun të dorëzojë mandatin.

SPAK është mandatuar të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, i pavarur nga pushteti dhe nga interesat e tij politike.

P.S. Për sigurimin e votës së 84-t në orën 2 të mëngjesit, Edi Rama kaloi edhe një cak human që vështirë se mund të imagjinohet. Por kjo është një histori tjetër, pa lidhje me Ballukun.

About Redaksia

Check Also

Spiropali pranon manipulimin e zgjedhjeve nga Rama/ “Deformoi votat me krimin dhe korrupsionin”

Elisa Spiropali ka ashpërsuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i …