Porti i Durrësit, Kurti refuzon Ramën

Kur u mblodhën dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama e ftoi homologun kosovar të vinte në Shqipëri pasi do prezantonte projektin e portit të ri. Por Albin Kurti nuk reagoi ndaj asaj ftese.

Sot, në ditën kur po prezantohet projekti për portin e ri, Kurti dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, zgjodhën të mos jenë të pranishëm në ceremoni.

Në fjalën e tij, Rama tha se e kuptonte se pse nuk ishin aty, pasi kishin angazhime.

“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski. Të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës. Situatë në të cilën qeveria e republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë tonë dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Presione me banda prokurorit/ Akuza që mund të burgosë Ballukun tërboi Ramën, mbylli News24

Gazmet BARDHI Në datën 8 Gusht 2025, ora 18:40, Gazeta Shqiptare, pjesë e “Focus Group …

Leave a Reply