“Thirrje për ndërhyrje të NATO”-s, CNN pasqyron situatën në Veri të Kosovës

Tensionet në veri të Kosovës me serbët lokalë, të cilët kanë vendosur barrikada dhe ku ka pasur shpërthime e të shtëna armësh, janë pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

Në një artikull të saj, CNN shkruan se kryeministri i Kosovës Albin Kurti u bëri thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur.

Kurti kërkoi nga KFOR, një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO, të garantojë “lirinë e lëvizjes”, pasi ai akuzoi “bandat kriminale” për bllokimin e rrugëve.

Në javët e fundit, minoriteti serb në Kosovën Veriore u është përgjigjur me rezistencë të dhunshme lëvizjeve të Prishtinës, që ata i shohin si antiserbe.

Autoritetet kosovare gjithashtu shtynë zgjedhjet lokale për në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Ndër të tjera, në artikull thuhet se NATO ndërhyri gjatë luftës në vitet 1998-1999 dhe në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, të cilën Serbia nuk e njeh.

Beogradi dhe Prishtina po zhvillojnë bisedime në Bruksel për të tentuar të normalizojnë marrëdhëniet dhe BE ka paraqitur tashmë një plan.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply