Hungaria ka rënë dakord të heqë veton për dërgimin e 18 miliardë eurove në ndihmë të BE-së për Ukrainën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Komisioni Evropian muajin e kaluar rekomandoi që 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së për Budapestin duhet të ngrihen sepse reformat për të forcuar sundimin e ligjit në Hungari dështuan.
Por ambasadorët e BE-së ranë dakord të ulin shumën e ngrirë në 6.3 miliardë euro dhe miratuan 5.8 miliardë euro financim për rimëkëmbjen pas COVID-19.
Në këmbim, Bupadesti hoqi veton e tij në dy “dosje” kryesore që kërkonin unanimitet midis vendeve të BE: 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën dhe një taksë globale të korporatave.
“Megamarrëveshje! Ambasadorët e BE-së miratuan në parim një paketë prej 18 miliardë eurosh në mbështetje për Ukrainën, 15% taksë minimale për korporatat e mëdha, miratimin e RRP-së së Hungarisë [plani i rimëkëmbjes post-COVID] dhe një marrëveshje për kushtëzimin”, tha presidenca çeke e Këshillit Evropian.
Budapestit megjithatë do t’i duhet ende të plotësojë 27 “super piketa” të përcaktuara nga Komisioni Evropian në mënyrë që të marrë fondet nën mekanizmin e kushtëzimit dhe planin e rimëkëmbjes.
Këto përfshijnë reforma për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit, rregulla të reja për auditimin dhe raportimin mbi fondet e BE-së, krijimin e organeve të reja të pavarura kundër korrupsionit dhe rregulla më të forta për të goditur konfliktet e interesit. /Telegrafi/