Dështon takimi i Bashës në Patos, largohet i turpëruar bashkë me Alibejan

Demokratët e Patosit nuk e kanë pritur Lulzim Bashën në takimin për 31 vjetorin e themelimit të PD-së në këtë zonë. Basha është detyruar të largohet bashkë me Alibeajn pas përbuzjes nga demokratët.

Deklarata është bërë nga deputeti Flamur Noka, i cili në një lidhje direkte me SYRI TV, është shprehur se në orën 11:00 duhej të ishte zhvilluar takimi në Patos, por aty ishte vetëm Enkelejd Alibeaj dhe Basha është kthyer në rrugë.

“30 demokratë ishin nga Patos, 10 të importuar nga Mallakastra, 10 nga Lushnja dhe 10 nga Fieri, prandaj Lulzim Brava ktheu në rrugë dhe la vetëm Alibeajn ti përshëndeste këta 60 persona. Demokratët e Patosit, sot e kanë braktisur shoqatën e bravave”, u shpreh Flamur Noka në një lidhje direkte me SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply