Berisha: Pyesni Lulzim Bravën si i fitoi Pallat Kapllani 32 milionë euro me bashkitë socialiste

Lideri historik i PD hodhi akuza edhe ndaj Agron Kapllanajt duke ju drejtuar atij si Pallat Kapllani. Ai u shpreh se, “vegla e Bashës, Pallat Kapllani është pasuruar me 32 milionë euro nga bashkitë socialiste gjatë kësaj periudhe”.

“Shtrojani pyetjen çdo demokrati, me cilin je ti me Lul Bravën e 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate, bashkë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, e për këtë shkak mbyll dyert e nuk lejon demokratët në shtëpinë e tyre. Me cilin je ti, me Pallat Kapllanin që fiton gjatë qeverisjes së PS dhjetëra milionë euro e pastaj vjen e prish shtëpitë e fukarenjve, e njerëzve të varfër në Tiranë, për të ndërtuar pallatin e milionave së bashku me Lulzim Bashën. Këta janë gjakpirës, çdo euro e çdo pasuri e kanë vendosur mbi gjakun, mundin dhe djersën tuaj. Këta janë hajdutë, asgjë më shumë. I drejtohem Pallat Kapllanit. Pallat si i fitove ti 32 mln euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Sa pagove? Çfarë ryshfeti dhe? E tani do të na hiqesh për demokrat. Ti je një korruptokrat, e je një turp që duhesh të largohesh menjëherë nga PD. Vjen e bëhesh vegël e Lul Bravës. Sigurisht, ka rrezik të ketë marrë ndonjë pallat edhe te parku i 4 hajdutëve”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi më tej se, Shqipëria ka degraduar në korrupsion masiv, duke shtuar se drejtësia e re është kapur nga qeveria.

“Shqipëria ka degraduar në korrupsion masiv e dëshmuar nga raporte të huaja, drejtësia gjendet e shkatërruar nga qeveria. Kjo reformë në drejtësi që është nën kontrollin e qeverisë, ka sjellë humbje të gjyqeve. Janë me mijëra dosje të kriminelëve që nuk hapen fare, shumë kriminelë dalin nga burgu, sepse janë përgjysmuar numri i prokurorëve dhe dosjet mbeten të pahapura.

Nuk kam pasur asnjë interes personal në sulmin ndaj George Soros, por vetëm interesin qytetar më takoj ta mbroj si figurë publike. Të bashkojmë demokratët, sepse ata nuk i lidh asgjë me Ramën dhe Lulzim Bravën e Pallat Kapllanajn”, deklaroi Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe përplasjet për garën në FSHF. Berisha akuzoi Edi Ramën se po përdor tritolin dhe SPAK-un për të vënë nën kontroll institucionin e vetëm që i ka rezistuar deri tani.

“Edi Rama është armik i egër i qenies së shqiptarëve. Në 8 vite shpërdoroi 8.2 miliardë euro. Shikoni çfarë bën me një institucion që i ka mbetur jashtë kontrollit. Nuk pret zgjedhjet e 2 marsit në FSHF, por përdor tritolin, përdor SPAK-un, përdor të gjitha mjetet jo legjitime”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha kritikon sërish ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Nga Patosi ku mori pjesë në festën demokratëve për 31-vjetorin e themelimit të degës së PD, Berisha tha se Kim herë shfaqet si sekretare ideologjike e PS dhe herë si zëdhënëse e deputetit Lulzim Basha.

“Në një intervistë para 10 ditësh, zonja Kim, e cila siç e shihni kalon nga sekretare ideologjike e PS, në zëdhënëse të Lul Bravës, sipas klimës, po mburrej me investimet amerikane gjatë kohës së saj. Dua t’i them, ne këtu jemi pro amerikanë më shumë se gjithë të tjerët”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri solli në vëmendje fluksin e investimeve amerikane gjatë qeverisjes së tij, duke nisur nga Bechtel e cila ndërtoi Rrugën e Kombit.

Berisha tha se Bechtel u shpall fituese në tender ndërkombëtar, ndërsa i përcolli një mesazh ambasadores amerikane për të mos inkurajuar prokurimet direkte, të cilat njihen botërisht si korruptive.

“Ne mirëpresim me krenari dhe kënaqësi të madhe investitorët amerikanë. Por, dua të theksoj, kompania më e fuqishme amerikane që ka punuar në Shqipëri ishte Bechtel. Ajo ndërtoi një nga projektet më kryesore të PD dhe qeverisë së saj. Bechtel fitoi Rrugën e Kombit me një tender ndërkombëtar të shpallur në Londër. Në të cilën morën pjesë 7 kompani gjigante europiane dhe botërore. Juria përbëhej nga personalitete të autostratave të Britanisë së Madhe, tjetri i SHBA, tjetri i Mbretërisë së Holandës. Bechtel fitoi tenderin, 6 kompanitë e tjera nuk patën asnjë ankesë. Zonjë, mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend se pavarësisht nga vendi që ato vijnë për difinicion në manualet e luftës kundër korrupsionit, prokurimet direkte janë korruptive”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply