Kroacia mposht Marokun në ndeshjen për vendin e tretë

Kroacia e ka përsëritur suksesin e Kupës së Botës në vitin 1998. Kombëtarja kroate ka arritur që të sigurojë vendin e tretë në Kupën e Botës të këtij viti në Katar,

Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic triumfuan sot kundër Marokut.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Khalifa International” përfundoi me rezultatin 2:1. Të tre golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë.

Josko Gvardiol (7’) dhe Mislav Orsic (42’) ishin autorët e golave të fitores për kroatët.

Kurse, Achraf Dari (9’) e shënoi golin e vetëm për marokenët.

Kombëtarja e Kroacisë me këtë triumf siguroi edhe stolisjen me medalje të bronztë.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply