Ministrja e Ramës 50 mln lekë ish-sekretares, Berisha: Vjedhje e pastër, Edona i ndan paratë me shoqet!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas skandalit të ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali e cila siç është denoncuar në media, i ka dhënë ish-sekretares së saj, Kamela Hasko, grant 50 milionë lekë.

Berisha shkruan një postim në Facebook se kjo është vjedhja e radhës me protagonistë ministrat e Ramës.

“Edona i do shumë paratë, por është dhe bujare! Ato të shtetit i ndanë me shoqet! Kështu, pa asnjë gajle apo skrupull, lumturon shoqen dhe vetëm me një dorë me 50 milionë lekë. Of… of… of… shoqe jemi, paratë i ndajmë bashkë!”, shkruan Berisha.

Lideri i opozitës rendit abuzimet e zyrtarëve të tjerë të shtetit me grantet që duhet të shkonin për zhvillimin e sipërmarrjes, duke përmendur kreun e FSHZH, Dritan Agolli që i dha 500 mln lekë djalit të tij.

Reagimi i Berishës

Edona i do shumë paratë, por është dhe bujare!
Ato të shtetit i ndanë me shoqet!
Kështu, pa asnjë gajle apo skrupull, lumturon shoqen dhe vetëm me një dorë me 50 milionë lekë. Of… of… of… shoqe jemi, paratë i ndajmë bashkë!
Por, nuk është vetëm ish-sekretarja e saj, Kamela Hasko, që lumturohet nga Edona e cila grantet për Start-up-et i shndërroi në grante për Start-vjedhje apo grante për t’u rrëmbyer në konflikt të pastër interesi.
Raste tipike të tilla, të denoncuara nga “Piranja” përveç Kamelës:
1- Dy përfaqësuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Mata dhe Sarapuli.
2- Flladi Agolli, i cili është i biri i hajdutit, me damke Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili ka grabitur 4 milionë lekë për Start-up-in e tij.
Shtoj këtu se hajduti famoz, Dritan Agolli ka shpërblyer vetë djalin e tij me 500 milionë lekë, duke shpallur fitues për manualin e gatimeve, shefin e restorantit të tij.
3- Edona lumturon Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, me 50 milionë lekë për kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”. Vjedhje të pastër mbajnë erë dhe rastet e tjera të lumturuara nga Edona që i do shumë paratë dhe duket për këtë pasion shpallë edhe bosin e saj Zeus.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply