Këlliçi: Për të prishur e shkatërruar shteti zgjohet pa gdhirë. Zdromsit i hanë duart për pare!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar për shembjen e pallatit në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Në një status në Facebook Këlliçi, shkruan se për të prishur dhe shkatërruar shteti zgjodhët që pa gdhirë.

“Për të prishur e shkatërruar, shteti zgjohet që pa gdhirë. Një batalion me qindra policë mbron paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë. Nuk duronin dot sa të shprehej gjykata. Zdromsit i hanë duart për pare”, shkruan Këlliçi.

Belind Këlliçi është gjendur në krah të banorëve të këtyre apartamenteve që nga dita kur bashkia u preu atyre ujin dhe dritat për t’i dëbuar. Ai i denoncoi të gjitha aktet e paligjshme të bashkisë së Tiranës dhe sot pritej që gjykata të shprehej, por bashkia nxitoi të kryente misonin e saj para dhënies së vendimit.

Belind Këlliçi është kandidati zyrtar i PD-së që do të kandidojë përballë Veliajt në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

About Redaksia

Check Also

Zhduken 13 mijë fletë me prona tek Kadastra/ Skandal me përvetësim të pronave nga Rama dhe AKSH, denoncimi…

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha Këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të …

Leave a Reply