“Teatri”/ Kalaja: Veliaj nisi punimet duke shkelur vendimin e GJK! Këlliçi thirrje SPAK

Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin ku ndodhej Teatri Kombëtar i shembur në 17 maj 2020.  Mes aktivistëve ishin edhe kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dhe avokatja e njohur, Adriana Kalaja.

Protesta erdhi pas njoftimit se bashkia e Tiranës do të nisë ditën e nesërme punimet për ndërtimin e teatrit të ri. Kalaja tha se Veliaj ka njoftuar nisjen e punimeve për Teatrin e Ri duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Duke ftuar qytetarët nesër në protestë në orën 10.00, Kalaja tha se Teatri do të rindërtohet ashtu siç ishte.

Ndërsa kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kishte një thirrje për kreun e SPAK, Altin Dumani. “Le të jetë kjo një nga detyrat e para të drejtuesit të ri të SPAK që t’i japë fund paligjmërisë dhe të vijnë të hetojnë këtë aferë që është një nga aferat më të shëmtuara dhe më korruptive që ka parë vendi ynë”, tha Këlliçi.

Ai akuzoi Veliajn se po shkatërron memorien historike të qytetit të Tiranës, duke rrënuar objektet e trashëgimisë kulturore.

Adriana Kalaja: Nesër në 10:00 sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës do inaugurohen fillimi i punimeve për Teatrin e Ri. Sot pasdite, disa individë pa uniformë, me një mjet që është i fikur aty, ka punuar për 1 orë e gjysmë. Në këto kushte, kur këtu janë futur punonjës pa mjet identifikimi, kur ai mjet po punon pa leje ndërtimi, një mafioz me emrin Erion Veliaj ka vendosur ca foto të një projekti korruptiv të Ingels për të cilin ne kemi bërë kallëzim në SPAK. Nuk ka vendosur një tabelë, m.q.s nesër thotë do nisin punimet. Ligji thotë që vendoset tabela me të dhënat e lejes së ndërtimit, vlerën, afatet, firma e cila është kontraktore dhe mbi të gjitha me projektin e miratuar sipas dispozitave ligjore. Ky veprim abitrar vjen si arrogancë dhe shuplakë jo vetëm ndaj SPAK, që s’ka marrë masën e sigurimit për truallin për të vendfosur sekuestro preventive. Ne vijmë në cilësinë e aleancës për mbrojtjen e teatrit. Të cilët kanë fituar një betejë në Kushtetuese ku vetë Gjykata Kushtetuese ka anuluar transferimin e pronës nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës. Sot ne ndeshemi me veprime arbitrare, bien ndesh me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po abuzojnë me një pronë publike. Prona publike është e qytetarëve, është e qytetit të Tiranës. Policia e shtetit nuk vepron por pret të marrë urdhra politikë. Të mos mendojë Veliaj që ne do ta braktisim këtë kauzë. Në këtë vend do të ndërtohet Teatri sicc ka qenë. Fakti që për këtë pronë po heton SPAK, kryetari i bashkisë duhet të qëndronte larg.

Belind Këlliçi: Ne kemi patur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD. Jam këtu si kandidat zyrtar i opozitës, por edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar dhe deputet i PD. Mbështes kauzën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për të ndërtuar Teatrin kështu siç ishte. Këtu ku jemi ka një vendim të GJK ku ka anuluar transferimin e pronës nga M.Kulturës te Bashkia e Tiranës. Dhe ka një kallëzim në SPAK. Veliaj po zhduk çdo gjë nga memoria historike e qytetit të Tiranës. Kjo nuk është kauzë politike, por qytetare. Teatri ka qenë pasuri, memoria e qytetit është pasuri për të gjithë qytetarët pa dallime politike. Qytetarët meritojnë Teatrin ashtu siç ishte. Nesër në orën 10.00 ftoj qytetarët të mbështesin Aleancën në këtë shesh. Aleanca ka protestuar për 5 vite dhe nuk ka thyer një xham. Këtu në këtë perimertër janë arrestuar përdhunshëm artistët. Janë marrë me dhunë dhe ccuar nëpër komisariate sepse po protestonin për një kauzë të drejtë. Le të jetë kjo një nga detyrat e para të drejtuesit të ri të SPAK që t’i japë fund paligjmërisë dhe të vijnë të hetojnë këtë aferë që është një nga aferat më të shëmtuara dhe më korruptive që ka parë vendi ynë.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply