Berisha: Rama ka mobilizuar të gjitha bandat, por vota nuk vdes!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka mobilizuar të gjitha bandat, por vota nuk vdes. Berisha tha se, pa votën e lirë nuk kemi të ardhme.

“Kjo qeveri angazhon për të mbrojtur pushtetin e vet dhe kundër qytetarëve mekanizma mafioze dhe kriminale. Dëshmia më flagrante e kësaj është historia jonë si parti. Çfarë operacionesh i përpoq që të bëheshin mbi PD. Nuk ka histori më të paimagjinueshme, format më monstruoze të gënjeshtrave që do të mbeten monumente të korrupsionit ndërkombëtar.

Pse po ndalem unë te këto. Ndalem sepse kemi rrugë për të bërë, qoftë për ekzistencën e PD dhe votën e lirë të shqiptarëve. Fitojnë vetëm ata që kanë besim te e vërteta dhe nuk ngurrojnë ta mbrojnë. Ndryshe nuk fitohet kjo betejë. Ndryshe është e vështirë. Po ua përsëris edhe njëherë, situata janë krejt të ndryshme sot.

Ju i patë zgjedhjet e fundit, çfarë polariteti kishte. Përfaqësues ndërkombëtar që i damkosën dhe të tjerë që i quan në qiell. Kjo tregon se nëse ne nuk i dalim zot, shqiptarët nuk do të votojnë. Le të rrimë pa votuar, siç votuan në KLP. Ka kushtetutë që thotë me votë të fshehtë, apo ska rëndësi, duket si një copë letër pa vlerë. Të gjitha palët aty kishin frikë nga njëri tjetrin dhe donin ti shohnin votat në sy. Nuk gjenden askund skena të tilla. Prozhektorët mbi njëri-tjetrin. 11 veta që në çdo vend dhe kohë, duhet të votonin të lirë.

Kjo tregon se ku kemi arritur. Është një thirrje për çdo demokrat, e demokrate, për çdo shqiptar. Po nuk rikthyem votën, të ardhme nuk kemi. Dhe Edi Rama votë nuk rikthen. Ai ka transformuar shtetin në një makineri përbindëshe të dhunimit të votës.

Ai ka mobilizuar të gjitha bandat, mjetet kundër saj, por ajo nuk vdes, ai nuk e vret dot se ajo është në shpirtin e çdo njeri me dinjitet që do të votojë. E ne duhet të bëhemi avokat i secili prej tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rënia e Veliajt, çfarë do të ndodhë të premten

  ‘Rënia e bashkisë së kryeqytetit, është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin …

Leave a Reply