Alibeaj i premton Ballës votat pro Dvoranit për në Gjykatën Kushtetuese

Ardian Dvorani pritet të emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Emërimi do të bëhet në seancën e nesërme parlamentare.

Në fakt në garë është edhe Marjana Semini, por CNA.al mëson se votave të mazhorancës do t’iu bashkangjiten dhe votat e opozitës së improvizuar drejtuar nga Basha nën hije me fasadë Enkelejd Alibeaj. Ata që dikur e sulmonin tashmë do ta votojnë.

Dvorani do të ketë edhe votat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, dhe grupit të tyre.

Kujtojmë se Dvorani, është një nga emrat e drejtësisë që ka pasur përplasje me politikën.

Risjellim në vëmendje përplasjen e vitit 2020 me Ilir Metën në atë kohë president.

Meta kallëzoi Dvoranin në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa  ka akuzuar  si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës.

Përplasja mes tij dhe ish-kreut të KD ka qenë shumë e fortë.

Në vitin 2021, Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes për ish-kreun KED, Ardian Dvorani, pas padisë së presidentit Ilir Meta. GJKKO ka pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Në një prononcim për mediat menjëherë pas dhënies së vendimit, Dvorani tha se nuk ka përplasje me asnjë institucion dhe se ka ikur koha e gjyqeve popullore.

“Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion, ushtroj detyrën jam gjyqtar. Është jashtë realitet të mendoj që ka përplasje. kush mendon se ka përplasje i ka për vete./CNA.al

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply