Banditi që drejton Bashkinë do fillojë punimet e Teatrit të Ri, Kalaja thirrje qytetarëve: O sot o kurrë!

Nga Adriana KALAJA

Të nderuar Qendrestarë, Mbështetës dhe Miq të Kauzës së Teatrit Kombëtar.

Sapo jemi njoftuar se nësër më datë 21 dhjetor, ora 10.00 banditi që drejton Bashkinë Tiranë, nën urdhërat e drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Edvin Kristaq Rama, në bashkëpunim me mafien e betonit dhe ata artistë që firmosën shembjen e Teatrit Kombëtar, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar si dhe në shkelje të plotë të dispozitave ligjorë në fuqi, ka njoftuar administratën e “Teatrit Kombëtar” se do fillojë punimet e Teatrit të Ri:

  1. Ndërkohë që nuk është ekzekutuar vendimi Nr.29 datë 2 korrik 2021.
  2. Çështja e shembjes dhe çështja korruptive e projektit dhe e ndërtimit po hetohet nga SPAK

3 Nuk ka Leje Ndërtimi për Teatrin e Ri.

  1. Aty do ndërtohen kulla të pastrimit të parave.
  2. Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar Rindërtimin e Teatrit Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.

Në këto kushte, e quajmë të nevojshme të jemi bashkë nesër te Sheshi i Teatrit Kombëtar për të mos lejuar fillimin e punimeve.

I bëjmë thirrje Opozitës të na bashkohet dhe SPAK-ut të veprojë në përputhje me parashikimet ligjore.

Ne nuk do i lejojmë ngritjen e kullave të parave të pista në Sheshin e Teatrit Kombëtar.

Po kështu, i bëjmë thirrje firmave që kanë “përfituar” tenderin e ndërtimit të tërhiqen me nder, pasi turpi do i ndjekë pas ata dhe fëmijët e tyre.

O sot o kurrë.

Bashkë ja dalim.

Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply