Gjiknuri pranon pazaret me grupin e Bashës e Alibeajt për Avokatin e Popullit: Takimi dytë…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se mund të ketë një dialogim të dytë për Avokatin e Popullit duklaruar kështu publikisht vijimin e pazareve mes tyre.

Në një bashkëbisedime me gazetarët, Gjiknuri deklaroi se mazhoranca nuk mund të votonte propozimet e opozitës pasi konkretisht kandidati Ledio Braho ishte një person tepër i politizuar.

“Mendoj se është spekulim që ka pasur një pazar apo këmbim të votave për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit dhe Ledio Brahos. Shumica e votave të realizuara me vullnet të lirë nga deputetët e mazhorancës treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë vota të një shumice të caktuar. Kjo është përgjigjja e vërtetë dhe këtë e konfirmojnë faktet.
Avokati i Popullit presupozohet figurë konsensuale dhe në të kaluarën përpjekjet kanë qenë që të gjendet një figurë e pëlqyer nga opozita por të mos kthehet më pas në zyrë partie. Nga diskutimet, u përfundua se emri në fjalë, është shumë i politizuar dhe është zgjatim i PD në gjithë aktivitetin e zyrës së Avokatit të Popullit.
Unë mendoj se mazhoranca duhet të eksplorojë për të gjetur kandidaturë që do ketë pëlqimin e opozitës shqiptare dhe kjo do të thotë se mund të ketë diskutim të dytë. Duhet të kemi një emër të përshtatshëm, emra që rezonojnë përtej partive politike”, deklaroi Gjiknuri.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …

Leave a Reply