Deklarata e fortë e Berishës: Do të rrafshohet çdo ndërtim mbi truallin e Teatrit

Kryetari i PD, Berisha paralajmëroi sot se çdo ndërtim që do të ngrihet mbi truallin e Teatrit do të rrafshohet. Berisha deklaroi se vendimi i marrë nga qeveria për nisjen e punimeve është në dhunim flagrant të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Java kishte një ngjarje tjetër shumë të rëndë dhe të shëmtuar. Edi Rama dhe Erion Veliaj, në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses dhe çdo parim, varrosën dosjen e teatrit. Aktin më të shëmtuar dhe më antikombëtar që ka njohur vendi vitet e fundit.

Nuk është këtu sfida ndaj një grupi ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që janë në vlerësimin tim, qytetarë më kurajozë, artistë më besnikë ndaj krijimit të tyre, profesionit të tyre, por edhe ndaj rendit kushtetues të vendit.

Akti i Ramës dhe Veliajt ishte një varrosje e kushtetutshmërisë së vendit. Në këtë kontekst, ishte një grusht për çdo qytetar shqiptar.

Unë u them atyre: se ai ndërtim nuk do pranohet kurrë dhe se përballja me regjimin do ketë një objektiv tjetër madhor, rivendosjen e Kushtetutës dhe rindërtimin e teatrit siç ka qenë në vendin ku ishte.

Të gjitha këto dëshmojnë se regjimi ka humbur çdo parim, moral dhe ligj. Revolucioni demokratik është i pashmangshëm. Është jetik për shpëtimin e Shqipërisë. Do bëhet gjithçka që ai projekt të mos ndërtohet. Por do rrafshohet. Aty do ndërtohet teatri siç ka qenë. Kjo nuk ka diskutim. Ai do rrafshohet, do i lëshojë rrugën teatrit siç ka qenë. Do bëhet gjithçka për ta penguar,” tha Berisha.

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat në seli u ndal tek votimi për Avokatin e Popullit.

“Besim Ndregjoni gëzonte mbështetje të gjerë të shtresës së tij. Kandidaturë e përkushtuar për të drejtat njeriut,. Që nga Gjokmarkaj dhe Ilir Dervishi ishin një numër I konsiderueshëm dhe që të gjithë ata u hodhën poshtë sepse Edi Rama nuk pranonte asnjë prej tyre përveç atë që donte. Në këtë proces ishte procesi më i turpshëm më të cilin Rama haptazi kërkoi të pushtojë dhe të vetmin institucion që sot nuk e kontrollon. Në vende të tjera është respektuar parimi që avokatin e Popullit ta emërojë opozita, ose të jetë përfaqësues i rretheve që merret me të drejtat e njeriut. Të gjithë ata që patën iluzion se nuk mund të përjashtohet, u garantoj se u fol për marrëveshje të fshehta, por Rama përdori të njëjtën skemë si me zgjedhjen e presidentit që bëri sikur po ia linte opozitës dhe në fakt u tall”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply