Ahmetaj u aksidentua me Zoton, inceneratorët po djegin SPAK-un kur duhej të digjnin qeverinë

Kryetari PD, Berisha deklaroi sot se lidhjet e Ahmetajt me Zoton janë të hershme,por edhe në rastin e aksidentittë hmetajt ai ka qenë në makinë me Zoton.Brisha ka deklaruar se aera e inceneratorëe duhej të digjte qeerinë,por ajo po djeg SPAK-un duke mos hetuar skandalin.

Kryetari i PD komentoi sërish skandalin e faturave të Arben Ahmetajt, duke zbuluar faktin se Klodian Zoto ka qenë menaxher i kompanisë Hermes të Arben Ahmetajt, në kohën kur ky ishte zëvendësministër. Në atë kohë, kompania Hermes ishte në qendër të një skandali të abuzimit me impulset më vlerë prej 13 milionë eurosh.

“SKAP është i implikuar direkt në këtë aferë dhe kjo provohet nga qëndrimi që është mbajtur me faturat e fshehura të njërit prej bosëve më qendror të aferës. Faturat e Arben Ahmetajt. I cili, thotë se nuk e njoh Klodian Zoton, pavarësisht se ishte në makinë me të, kur u përmbys, por pretendon se kjo ia humbi memorien dhe nuk i vjen në memorie Klodian Zoto.

Klodian Zoton e ka pasur menaxher të Hermesit, kompanisë me të cilën ai ka vjedhur 13 miliardë impulse nga Albtelekomi, një shumë prej 13 milionë eurosh. Ky ka qenë menaxheri Klodian Zoto, të cilin trauma ia ka fshirë nga memoria.

Nëse ka një binom të pandarë, absolut në aferën e SKAP-it, është binomi Rama-Agaçi, Ahmetaj-Zoto. I siguroj qytetarët se kjo çështje do jetë çështje madhore e revolucionit demokratik dhe drejtësisë pas triumfit të PD,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply