Paranoja e Ramës për “spiunët amerikanë” dogji Dvoranin, Berisha tregon kush e ka rradhën të largohet si “spiun”

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetarët për qëndrimin e tij ndaj faktit se Ardian Dvorani nuk u zgjodh për në Gjykatën Kushtetuese. Berisha tha se kjo tregon se Edi Rama vuan rëndë nga spiuno-fobia.

“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse e kundërshtoi opozita. Por siç e patë ju, Dvoranin e votuan vetëm 18 deputetë mos gaboj. 14 nga PS. Ardian Dvoranin do e bëjmë çështje, ai është simbol i korrupsionit dhe turp për drejtësinë.

Por ju garantoj se edhe Vali Bizhgën po ta çonin në parlament, Edi Rama do e rrëzonte sepse ai tani sheh spiun në çdo person. E ka kapur spiuno-fobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiuno-fobisë së Edi Ramës që Dvorani të merrte gjithsej 14 vota.

Ky doli i poshtëruar, me 14 vota. Unë nuk kam sentimente me të. Por fakti që ai u fut i pari, me shpresën që është bërë një marrëveshje me Bashën, që do votohej Dvorani, dhe Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia.

Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga.

Merr Helidon Bendon. I mbyll dyert në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Kreu i Shërbimit Informativ emërohet nga presidenti. Ky e çoi vetë në shkollë, tani që është kthyer, e lë sikur nuk ka qenë ndonjëherë në shërbim. Ky është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply