Tmerr! I hiqet ndihma ekonomike, 58-vjeçarja vdes në zyrën e kryetares së Bashkisë

Një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë këtë të enjte në ambientet e Bashkisë së Lushnjes. TV Klan raporton se gruaja, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike. Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së Ndihmës Sociale.

Sipas burimeve të TV Klan, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gruaja kishte ndërruar jetë në vend. Pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçares.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply